Rama: Nishani i varur nga Kryeministri, s`ka pavarësi në gjyqësor
Kreu i selisë rozë ka reaguar pas garancisë që i dha Kreu i Shtetit Bujar Nishani, shefit të Diplomacisë së SHBA Aleksandër Arvizu, lidhur me mbarëvajtjen e sistemit të drejtësisë.
Në një reagim në rrjetin social twitter Rama shprehet se Presidenti Nishani është i pabesueshëm kur garanton promovimin e gjyqtarëve të pavarur, në kushtet kur vetë është i varur koke e kembe nga Kryeministri.
“Asnje fije besimi ne cka deklaron Presidenti... S`mund te promovoje gjyqtare te pavarur nje President i varur koke e kembe nga Kryeministri! Smund te promoje pavaresine e institucioneve nje institucion qe varet nga qeveria sic eshte Presidenca e Nishanit,nje ministri si te tjerat!” shkruan Rama.
Më tej Kreu i PS shprehet se Nishani s`mund te promovoje as shkelqimin e marredhenieve me SHBA, në kushtet kur ai perzgjedh drejtorin e SHISH pa asnje konsulte me aleatin e madh të Shqipërisë.