Rama: Nishani, i varur kokë e këmbë nga Berisha

Rama në Twitter
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi menjëherë pas zbardhjes së takimit mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.
Rama shprehet se nuk ka asnjë fije besimi në atë çka deklaron Presidenti, pas sipas tij, nuk mund të promovojë gjyqtarë të pavarur një President i varur kokë e këmbë nga Kryeministri
Smund të promovojë pavarësinë e institucioneve një institucion që varet nga qeveria siç është Presidenca e Nishanit, një ministri si të tjerat! Smund të promovojë as shkëlqimin e marrëdhënieve me SHBA një President që përzgjedh drejtorin e SHISH pa asnjë konsultë me aleatin e madh!- shkruan Rama në Twitter.
Në takimin e sotëm, Presidenti Bujar Nishani i tha ambasadorit Arvizu se, prioritetet e tij janë pavarësia e sistemit gjyqësor si dhe rritja e besimit të gjyqtarëve tek sistemi i drejtësisë.