E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani merr mesazh urimi nga Presidenti amerikan Obama

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama. Në këtë mesazh, Presidenti amerikan uron kreun e shtetit shqiptare me rastin e Festës së Fiter Bajramit.
“I dashur zoti President, Ramazani shënon kohën kur familjet dhe bashkësitë festojnë së bashku në traditën e reflektimit, përkushtimit dhe shërbesës. Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Fiter Bajramin! Shpresoj që muaji i shenjtë i Ramazanit t’u sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë ripërtëritjeje dhe ndarje të të mirave së bashku!
Uroj që ju dhe populli shqiptar të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm!”, – theksohet në mesazhin e urimit të Presidentit amerikan Barak Obama, drejtuar Kreut të shtetit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›