Rama: Një koalicion qytetar për të realizuar ndryshimin
17/03/2009 Bashkëpunimi parazgjedhor, kreu socialist flet për synimin që pritet të realizojë partia e tij
“Manifestimi ishte shprehje e vetëdijes se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh”
Koalicioni qytetar do të jetë bërthama e fushatës zgjedhore për partinë më të madhe opozitare. Ishte vetë kreu socialist Edi Rama që e cilësoi të domosdoshëm krijimin e një koalicioni të tillë, përmes të cilit do të realizohej ndryshimi i madh i paralajmëruar nga forca politike që ai drejton. Sipas tij, do të jetë pikërisht ky mision i Partisë Socialiste në këtë periudhë parazgjedhore. “Bashkimi ynë i ri synon pikërisht një koalicion të gjerë qytetar, një koalicion të gjerë njerëzish që duan ndryshimin dhe që nuk mund dhe nuk duhet të jenë të përjashtuar nga përpjekja për ndryshim pse nuk janë të përfshirë dhe të rreshtuar në një parti apo në një parti tjetër”, - vuri në dukje Rama në fjalën e tij. Njëkohësisht në gjykimin e kryetarit të PS-së partitë duhet të jenë përditë e më shumë instrument në duart e njerëzve, qofshin ose jo anëtarë të tyre. “Partia Socialiste po bëhet përditë e më shumë një instrument në duart e atyre që duan të marrin pjesë, që duan të shprehin atë që mendojnë dhe të kontribuojnë që ajo që mendojnë të kthehet në një rrugë, në një mundësi për t’u bërë realitet. Në këtë kuptim, unë besoj se ky bashkim i ri, që po rritet dita-ditës, do të mishërojë në fushën e betejës zgjedhore një koalicion shumë të madh përtej partive”, - vlerësoi Rama lidhur me këtë çështje. Madje, si për ta forcuar më tej një gjë të tillë, kreu socialist u shpreh se “unë e kam thënë, të gjithë ne e kemi thënë dhe rithënë me këmbëngulje në vazhdimësi, prej një kohe relativisht të gjatë, përtej kufijve të vjetër të partive, përtej flamujve dhe emblemave të partive, përtej hendeqeve që partitë kanë hapur midis shqiptarëve e shqiptareve, duke yshtur konfrotim dhe nxitur grindjet dhe sherret deri në fshatin më të largët, duke i kthyer njerëzit në tifozë të verbër dhe i kanë përçarë për t’i sunduar”. Njëkohësisht Rama lëshoi një mesazh falënderimi për të gjithë pjesëmarrësit në manifestimin e organizuar nga Partia Socialiste në përvjetorin e parë të tragjedisë së Gërdecit. “Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë ata qytetarë e qytetare që dje i dhanë jetë atij manifestimi madhështor, i cili është ndjekur në të gjithë Shqipërinë dhe përtej kufijve të Shqipërisë, për të cilin na kanë mbërritur me qindra e qindra mesazhe përgëzimi dhe falënderimi”, - nënvizoi Rama. Sipas tij, ai ishte një manifestim i ndjenjave të dashurisë dhe solidaritetit me të gjithë ata që dje kishin nevojë për dashuri dhe solidaritet më shumë se të tjerët. Për më tepër, sipas kreut socialist, një manifestim i tillë tregoi më së shumti domosdoshmërinë për ndryshim. “Ishte shprehje e vetëdijes se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh, i cili pa asnjë dyshim fillon brenda nesh, fillon mes nesh. Fillon nga përkrahja e njëri-tjetrit në një vend të cilit Zoti i ka falur gjithçka popullit shqiptar për të jetuar në paqe e mirëqenie, në një vend ku pasuritë dhe potencialet nuk mungojnë për të bërë të mundur që të rejat dhe të rinjtë të mos jenë rrugëve të papunësisë apo rrugëve të arratisë për të gjetur një punë matanë kufijve për të mbajtur familjet e tyre”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij. Madje, për kreun e PS-së manifestimi i dy ditëve më parë tregoi domosdoshmërinë e këtij ndryshimi për të bërë të mundura të gjitha ato gjëra që e bëjnë jetën e një njeriu apo të një familje një jetë normale në një vend normal, në gjirin e një kontinenti ku mirëqenia dhe vetëdija janë të kudondodhura.
Lista e kandidatëve
Rama i pavendosur për kandidimin
Kreu socialist, Edi Rama lë të hapur çështjen e kandidimit të tij në garën elektorale për pushtetin qendror. Madje, Rama duke e anashkaluar këtë çështje e cilësoi sqarimin e saj të njëllojtë me një telenovelë. “Tanimë duhet ta keni mësuar që jam në vazhdimësi i vendosur që të mos kontribuoj për telenovelat. Mjaftojnë telenovelat që televizionet e ndryshme shfaqin në orët e telenovelave, ndërkohë që politika duhet të jetë diçka tjetër dhe ata që merren me politikë duhet të ofrojnë diçka krejt tjetër, në mënyrë që në atë hapësirë që i kushtohet politikës, njerëzit të mund të dëgjojnë, se çfarë ka politika për të thënë për koston e tyre të jetesës, për fuqinë e tyre blerëse, për rrogat dhe pensionet, për kushtet për të cilat fëmijët e tyre shkollohen, për kushtet në të cilat të sëmurët dhe të pamundurit mes tyre kurohen dhe kështu me radhë”, vlerësoi Rama. Njëkohësisht, duke i mëshuar më tej këtij qëndrimi, kreu i PS-së Rama vuri në dukje se “kjo është për mua politika dhe për këtë arsye unë merrem me politikë”.
Programi i PS-së
“Programi ynë i ri qeverisës, është një instrument që do të na japë mundësinë të bëjmë gjithçka që do të premtojmë dhe të mos premtojmë atë që nuk bëjmë dot. Ne duam t’i japim jetë, nesër në qeveri, një politike të re, ashtu si kundër i kemi dhënë jetë politikës së re në opozitë”, u shpreh Rama, lidhur me këtë çështje. Sipas tij, opozita është mbartëse dhe përçuese e një fryme evropiane, e një fryme emancipuese, e një fryme përbashkuese dhe jo mbartëse apo përçuese e asaj fryme të vjetër primitive, vulgare dhe përçarëse, që ka karakterizuar opozitat e shkuara.
Rama për akuzat e PD-së
Akuzat e ardhura nga Partia Demokratike në adresë të kreut socialist, Edi Rama dhe familjes së tij, janë komentuar dje nga ky i fundit. “Akuzat e kundërshtarëve tanë kundër meje dhe familjarëve të mi, por edhe më gjerë se kaq, janë shprehja më kuptimplotë e krizës së tyre të ideve, e krizës së argumenteve të tyre, e mungesës së tyre të vizionit dhe të asaj që ata përfaqësojnë; politikën e vjetër të së shkuarës. Përditë e më shumë, shqiptarët e shqiptaret po përfshihen në këtë valë ndryshimi ndër të tjera dhe për faktin se vlerësojnë atë që ne po bëjmë”, u shpreh Rama.
Kreu socialist, Edi Rama lë të hapur çështjen e kandidimit të tij në garën elektorale për pushtetin qendror. Madje, Rama duke e anashkaluar këtë çështje e cilësoi sqarimin e saj të njëllojtë me një telenovelë. “Tanimë duhet ta keni mësuar që jam në vazhdimësi i vendosur që të mos kontribuoj për telenovelat. Mjaftojnë telenovelat që televizionet e ndryshme shfaqin në orët e telenovelave, ndërkohë që politika duhet të jetë diçka tjetër dhe ata që merren me politikë duhet të ofrojnë diçka krejt tjetër, në mënyrë që në atë hapësirë që i kushtohet politikës, njerëzit të mund të dëgjojnë, se çfarë ka politika për të thënë për koston e tyre të jetesës, për fuqinë e tyre blerëse, për rrogat dhe pensionet, për kushtet për të cilat fëmijët e tyre shkollohen, për kushtet në të cilat të sëmurët dhe të pamundurit mes tyre kurohen dhe kështu me radhë”, vlerësoi Rama. Kjo është për mua politika dhe për këtë arsye unë merrem me politikë.
Strategjia në vijim
Ne do të vazhdojmë qëndrimet tona në Parlament dhe jashtë tij. Ju jeni në dijeni që menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit, LSI-ja ka qenë e para që ka organizuar protestë të fuqishme përpara Kryeministrisë, ka qenë forca që kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, që u sabotua nga opozita tjetër. Sot ne i shohim frytet e hidhura të këtij qëndrimi se realisht jemi vonë me hetimet, ne ishim të bindur që në atë moment që Prokurorisë mund t’i bëhej një shërbim i çmuar duke zhvilluar një hetim paralel nga ana e Kuvendit.
LSI për manifestimin e PS
Xhufi: Nuk duhet të ishte një ditë e heshtur
Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu rezervat e saj lidhur me mënyrën sesi Partia Socialiste kishte organizuar manifestimin e saj. Kryetari i grupit kuvendor të kësaj partie, Pëllumb Xhufi, gjatë një konference për shtyp, duke komentuar mbi protestat e mbajtura për një vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, u shpreh se “ishte një mënyrë ndryshe për të kujtuar këtë ngjarje të dhimbshme, siç është vrasja politike, shtetërore e 26 qytetarëve dhe shkatërrimi i një peizazhi të tërë afër Tiranës”. Madje, në këtë linjë, Xhufi sqaroi më në detaje opinionin e partisë që ai përfaqëson mbi një çështje të tillë. “Ne shprehëm një mënyrë ndryshe, të tjerët do gjykojnë se cila ishte mënyra më e drejtë dita e djeshme nuk meritonte të ishte një ditë e heshtur, nuk meritonte të ishte një ditë dashurie, por meritonte të ishte një ditë proteste të zhurmshme me zë të lartë, natyrisht një protestë qytetare si ajo që organizuam ne, kundër një qeverie, e cila është e zhytur deri në fyt”, vuri në dukje Xhufi. Sipas tij, protesta e LSI-së dha mesazhin e duhur në raport me organet e ligjit. “Protesta shprehu mbështetjen e popullit shqiptar pa dallim partie, në të njëjtën kohë duke kërkuar me forcë nga këto organe, duke filluar nga Prokuroria e shtetit, të qëndrojnë sa më larg ndikimeve dhe instumentalizimeve politike dhe të kryejnë detyrën e tyre më me shpejtësi dhe më me profesionalizëm seç kanë bërë deri më sot”, u shpreh Xhufi.