E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiqet, në pranga 3 shtetas

17/03/2009  Në mes tyre dhe një vajzë. Gjenden të strehuar 5 klandestinë, do niseshin për në Greqi

Priten arrestime edhe në qytete të tjera, dyshime për shtrirje të gjerë të këtij rrjeti

KORÇE-Është goditur një rrjet trafiku për emigrantët klandestinë, që funksiononte nga Tirana në Shqipërinë e Mesme dhe përfundonte në rrethin kufitar të Devollit. Kanë përfunduar nën pranga tre trafikantë, mes tyre edhe një vajzë 23-vjeçare. Ndërkohë pritet që arrestimet të vazhdojnë edhe në qytete të tjera, ku dyshohet se shtrihet ky rrjet trafikimi i klandestinëve.

Godet “Pranvera”...

Goditja e parë për realizimin me sukses të aksionit të koduar “Pranvera”, u dha në orën 01.20 të ditës së djeshme, kur agjentët e Policisë Gjyqësore të krimit të organizuar në Tiranë të mbështetur nga policia e Korçës arrestuan tre trafikantët e parë. Ata janë Ylli Palla, 48 vjeç, banor i fshatit Koshnicë të rrethit Devollit, Florian Martaneshi, 25 vjeç banues në Tiranë dhe Lule Hamzallari, 27 vjeç banuese në Pogradec. Të tre trafikantët u kapën në flagrancë në banesën e Ylli Pallës, banues të fshatin Koshnicë të rrethit të Devollit, teksa po bëheshin gati të niseshin drejt vijës së kufirit me Greqinë, e cila është shumë afër këtij fshati. Së bashku me trafikantët në këtë banesë u gjetën edhe pesë klandestinë, mes të cilëve edhe dy fëmijë, të cilët në mesnatë do të çoheshin kundrejt një shpërblimi prej 6000 euro në thellësi të tokës greke. Dy burrat, të cilët u arrestuan dhe vajza, e cila ndiqet në gjendje të lirë, akuzohen për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Policia ka bërë të ditur se tre shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në drejtim të shtetit grek grupit të klandestinëve, të cilët ishin banorë të rretheve Lushnjë dhe Tiranë. Ata kishin me vete edhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 2 dhe 5 vjeç. Sipas pazareve që kishin bërë deri në atë kohë, klandestinët do t’u paguanin 6000 euro. Policia e Korçës ka bërë të ditur se një rol të rëndësishëm në trafikun e radhës kishte luajtur vajza 27-vjeçare Hamzallari, e cila jeton në Pogradec. Ajo, me mjetin Benz të shtetasit Ylli Palla, me targë DV 1410 A, kishte transportuar nga qyteti i Pogradecit në Koshnicë të Devollit klandestinët e mësipërm. Në banesën e Pallës e priste edhe 25-vjeçari Martaneshi. Policia gjatë një kontrolli rutinë në këtë banesë gjeti e sekuestroi 700 euro dhe një sasi të vogël prej 1.5 gram lënde narkotike. Kjo e fundit i shtoi Pallës edhe akuzën për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Policia ka bërë të ditur se është duke vazhduar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të këtij rrjeti, që shtrihet në Tiranë dhe Shqipërinë e Mesme e vazhdon në Pogradec e Devoll.

ORGANIZIMI I RRJETIT

Policia ka bërë të ditur se tre shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në drejtim të shtetit grek grupit të klandestinëve, të cilët ishin banorë të rretheve Lushnjë dhe Tiranë. Ata kishin me vete edhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 2 dhe 5 vjeç. Sipas pazareve që kishin bërë deri në atë kohë, klandestinët do t’u paguanin 6000 euro. Policia e Korçës ka bërë të ditur se një rol të rëndësishëm në trafikun e radhës kishte luajtur vajza 27-vjeçare Hamzallari, e cila jeton në Pogradec. Ajo, me mjetin Benz të shtetasit Ylli Palla, me targë DV 1410 A, kishte transportuar nga qyteti i Pogradecit në Koshnicë të Devollit klandestinët e mësipërm. Në banesën e Pallës e priste edhe 25-vjeçari Martaneshi. Policia gjatë një kontrolli rutinë në këtë banesë gjeti e sekuestroi 700 euro dhe një sasi të vogël prej 1.5 gram lënde narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›