Analiza/ Edvini në mbrojtje të kullës-bazë të Fidelit
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka dalë sërish në mbrojtje të kullës së Fidelit. Asaj kulle – bazë prej së cilës organizoi mijëra protesta kundër qeverisë Berisha deri në demonstratën e dhunshme të 21 janarit, ku humbën jetën 4 panafakë dhe qindra policë u plagosën.
Dje kreu i opozitës e quajti “propagandë” deklaratën e Partisë Demokratike se ai kërkon të bëjë pazare në kullën e Fidelit për heqjen e imunitetit.
“Çfarë neverie përsëri sot propaganda e Saliut për imunitetin!Kërkon konsensusin e opozitës duke përgojuar deputetët tanë”, shkruante Rama në rrjetin social “twiter”. Në fakt, Rama po del në mbrojtje deputetëve që përbëjnë grupin e ngushtë të deputetëve që siç duket e kanë imunitetin si “mburojë” për bizneset e tyre të panumërta. Me sa kuptohet, brenda grupit parlamentar të PS-së ka deputetë që “e kanë lepurin në bark” prej forcës së ligjit dhe drejtësisë, prandaj i frikësohen heqjes së imunitetit njëlloj siç i frikësohet djalli ujit të shenjtë.
Prandaj nuk është parë opozitë në botë që të refuzojë në parim “heqjen e imunitetit” për kryeministrin, ministrat e kabinetit qeverisës dhe zyrtarëve të lartë të shtetit. Në çdo vend, me një opozitë normale kërkesa për heqjen e imunitetit parlamentar është një prioritet politik i pazëvendësueshëm i saj. “Heqja e imunitetit” e pushtetarëve do të ishte një akt demokratik si një simbolike të veçantë për të qytetarët të cilët do të ndjeheshin të barabartë në statusin përballë ligjit. Një qytetar i thjeshtë që voton Partinë Socialiste e ka të vështirë të kuptojë fshehjen e deputetëve të opozitës pas imunitetit kundër transparencës publike.
Megjithatë nuk është hera e parë që kjo opozitë, e cila ka demonstruar kohët e fundit një vijë sjellje konfuze, me siguri ka diçka për të fshehur në këtë histori.
Disa deputetë të opozitës socialiste siç po duket nuk janë në gjendje të japin llogari për vendosjen e pasurisë në mënyrë të rrufeshme, në qoftë se u kërkohet prej organeve kompetente, në një rast hipotetik. Për rrjedhojë nuk kanë asnjë interes të jenë të përgjegjshëm përballë procedurave transparentë të ligjit dhe drejtësisë, përkundrazi.
Sido që të jetim, një gjë është e sigurt, Edi Rama një vit larg zgjedhjeve parlamentare nuk ka asnjë interes të cenojë “mbrojtjes imunitare” të deputetëve socialistë që jo pak investojnë nga paratë e tyre në fushatë.