Rama: Nuk hyjme ne zgjedhje pa u hetuar 28 qershori
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, paralajmeroi mazhorancen se ka vetem nje rruge per daljen nga kriza dhe ajo eshte hapja e kutive te votimit, ne te kundert vendi do te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme. Permes nje komunikimi me mediat, kryesocialisti reagoi gjithashtu ndaj deklaratave te kryeministrit Berisha te bera diten e djeshme gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave, duke i cilesuar si absurde ne mbrojtjen e vjedhjes se votes. "Ne do te bejme cmos qe te pershpejtojme fundin e kesaj qeverie dhe Sali Berisha nuk ka dy rruge, ka vetem nje, t'i hape rruge hetimit te procesit zgjedhor te 28 qershorit, nese nuk deshiron qe rruga e qeverisjes se tij te mbyllet shume perpara kohe", drejtoi thirrjen Rama. Sipas tij, socialistet kerkojne hapjen e kutive te votimit per te bere transparence permes Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili nuk eshte absolutisht nje shkalle tjeter gjykimi dhe nuk ka te beje fare me procesin juridik, qe u mbyll me vendimin e Kolegjit Elektoral. Duke vijuar me tej, ai theksoi se keto jane dy gjera te ndryshme qe s'kane lidhje me njera-tjetren. Por, lideri socialist thekson se kryeministri i bashkon gjykimet, sepse kerkon t'i ike me cdo kusht te vertetes qe fshihet ne kutite e 28 qershorit, te vertetes se madhe, se zgjedhjet jane grabitur, se vullneti i shqiptareve eshte deformuar dhe se mekanizmi i deformimit ka qene i orkestruar nga vete pushteti. Kreu i partise me te madhe ne opozite deklaroi se nuk mund te kete garanci ne Shqiperi per zgjedhesit e zgjedheset, ne procesin e ardhshem zgjedhor pa u dhene atyre te drejten qe te shohin ne driten e diellit se si qendron e verteta me procesin e shkuar zgjedhor. "Nuk mund te kete kurre ne Shqiperi nje proces tjeter zgjedhor, pa mbyllur nje proces hetimor per zgjedhjet qe shkuan", shprehu vendosmerine per hapjen e kutive, Edi Rama. Duke folur per bojkotin e Parlamentit te grupit parlamentar socialist, ai theksoi se bojkoti do te vazhdoje dhe njekohesisht do t'i pershkallezojne protestat e tyre, per t'i dhene pergjigjen e merituar Sali Berishes dhe vartesve te tij, sa ne Ministrine e Jashtme, sa ne karrige te tjera te qeverise. Qe, sipas tij, perpiqen me kot te bejne sikur kjo ceshtje eshte e mbyllur apo ekziston vetem per opoziten. "Hapja e kutive eshte ceshtje qe ekziston per Shqiperine dhe popullin shqiptar, qe sot me shume se kurre duhet te ndahen nje here e mire nga zgjedhje te deformuara dhe kontestuara, duke zberthyer procesin zgjedhor qe lame pas dhe duke nxjerre ne driten e diellit te gjithe mekanizmat qe e kthyen ate ne proces te deformimit te rezultatit dhe vullnetit te popullit", perfundoi fjalen e tij, kreu i PS, duke bere thirrje per hapjen e kutive te votimit.