E Diel, 1 Nëntor 2026

"Vizat, s'ka janar te vitit 2010, faji i Berishes"

Lideri socialist Edi Rama, reagoi dje ndaj vendimit te Komisionit te Parlamentit Evropian per Lirite Civile, Drejtesine dhe Punet e Brendshme, e cila vendosi te perfshije Shqiperine ne listen e vendeve qe levizin pa viza, duke komentuar se nuk ka asnje rreshtim te Shqiperise ne janarin e 2010. "Ne janarin e 2010 per fat te keq te Shqiperise dhe te shqiptareve dhe vetem per faj te Sali Berishes, Evropa behet pa kufij per Serbet, per Malazezet, per Maqedonasit dhe jo per shqiptaret", reagoi Rama. Sipas tij, per te shkuar ne Maqedoni dhe ne Mal te Zi, do te duhet te bejme procedura sikur po shkojme ne Gjermani dhe ne Angli. Ai tha se kjo ndodh vetem sepse shqiptaret kane per kryeminister nje njeri te paafte, te papergjegjshem dhe te interesuar vetem per interesat e familjes se tij dhe oborrit te tij familjar dhe jo per interesat e Shqiperise dhe te shqiptareve. "Keshtu qe jepini fund kesaj farse, sepse nuk ka ne janar te 2010, per fat te keq e perseris asnje lehtesim per Shqiperine dhe per shqiptaret dhe kjo vetem per faj te Sali Berishes dhe te askujt tjeter", deklaroi kryetari i Partise Socialiste. Sipas tij, ajo qe varet nga mediat, eshte te mos dezinformojne shqiptaret per llogari te Sali Berishes. Komisionit te Parlamentit Evropian per Lirite Civile, Drejtesine dhe Punet e Brendshme miratoi disa dite me pare raportin e prezantuar nga eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, ku kerkohej perfshirja e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines ne vendet pa viza.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›