E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk mund të ketë zgjedhje në këto kushte

Megjithatë, ai shtoi se në kushtet aktuale nuk mund të ketë zgjedhje për mungesë të infrastrukturës.

“Në këto kushte nuk mund të bëhen zgjedhje. Nuk mund të ketë zgjedhje kur të gjithë hallkat e procesit elektoral janë dëshmuar si aq të mangëta që deformojnë procesin elektoral”, theksoi Rama.

I pyetur mbi qëndrimin e opozitës ndaj Parlamentit, Rama tha se kryetarja Topalli nuk ka thirrur mbledhjen e deputetëve. “Ne kemi qenë do të jemi në Parlament”, vijoi kreu socialist. 

Rama shtoi më tej se Policia e Shtetit po keqpërdoret nga qeveria duke kaluar jashtë caqeve që i përcakton ligji. “Sot ne kemi një polici shteti që keqpërdoret përditë gjë që nuk fajëson një polici të thjeshtë”, shtoi ai.

                                                                                             2011-02-04 16:09
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›