E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjiptianët kthehen në shesh për “të shtyrën përfundimtare”

Këngët që kërkojnë largimin e Presidentit ushtojnë në sheshin në zemër të kryeqytetit. Qindra mijëra protestues u mblodhën në shesh, pikë kyçe e protestave në Egjipt, në ditën e 11 të trazirave, të cilat shpërthyen më qëllim largimin e njeriut që mban postin e Presidentit prej 30 vitesh.

Protesta e sotme masive filloi menjëherë pas faljes së xhumasë. Qindra mijëra të tjerë janë mbledhur gjithashtu edhe në qytetin e Aleksandrisë, raporton Al-Xhazira.

Korrespondentët e AL-Xhazirës theksojnë se gjithandej shtrihet “një oqean njerëzish”, duke theksuar se të gjithë ishte paqësor. Ata theksuan se do të marshojnë në stacionin kryesorë të trenit në Kajro, dhe do ta bllokojnë atë derisa Mubaraku të japë dorëheqjen.

Në anën tjetër rreth 200 mbështetës të Mubarakut u mblodhën në urën “6 Tetori”, afër sheshit dhe rreth 200 të tjerë poshtë urës.

Ata po hedhin slogane pro regjimit, dhe mbajnë në duar postera të Mubarakut. Ushtria është vendosur në pozicionet e saj për evitimin e çdo përleshjeje të mundshme mes protestuesve.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-04 16:36
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›