E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët e BE-së diskutojnë për energjinë dhe Egjiptin

Komisioni Evropian parashikon që vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të shpenzojnë rreth 1 trilion euro në infrastrukturën energjetike gjatë dekadës së ardhshme.

Ekziston një debat lidhur me financimin e projekteve energjetike. Disa syresh thonë se financimet kryesore duhet të vijnë nga sektori privat e disa të tjerë nga Bashkimi Evropian.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Tompuy, theksoi se qëllimi kryesor është krijimi i një tregu të vetëm energjetik në Evropë.

Liderët e bashkimit Evropian do të diskutojnë gjithashtu edhe për trazirat në Egjipt. Pas takimet, liderët pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët, ku do të dënohet dhuna dhe do të kërkohet tranzicion i shpejtë dhe i rregullt i pushtetit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-04 16:58
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›