Rama: Nuk po mbledhim CV per te ndare vende pune
Pak dite pas berjes publike te nismes se PS-se per mbledhjen e jeteshkrimeve te personave qe duan te kontribuojne ne administrate me qeverine e re ne muajin shtator, kryesocialisti ka sqaruar qellimet e kesaj nisme, duke u shprehur se ajo nuk eshte kuptuar sic duhet. “Disa po thone publikisht se apeli im per te aplikuar online cilido qe deshiron te provohet per skuadren e re per Shqiperine, qenka prodhim i kultures antishtet. Marrja ne pune prej shtetit paska procedura qe lidhen me vende bosh e me konkurse e me afate dhe jo me partine. Por s’e kane lexuar ose s’e kane kuptuar, ate qe kane lexuar ne apelin tim publik si kryeminister i zgjedhur. Jo si kryetar partie”, shprehet ne sqarimin e tij ne rrjetin social Facebook, kreu i PS-se. Kryesocialisti argumenton se PS-ja nuk po mbledh CV per te ndare vende pune, por per te bere transparence marredhenien mes shtetit dhe individeve qe duan te kontribuojne ne sektorin publik. “Ne nuk po mbledhim CV per te ndare vende pune po per ta bere reale e transparente, marredhenien mes cdo individi te gatshem per te kontribuar ne sektorin publik dhe institucioneve ne kerkim te njerezve te duhur. Sapo kemi hedhur me kete nisme edhe faren e krijimit te nje baze te dhenash per burimet njerezore te ketij vendi”, shprehet Rama. Sipas tij, kjo baze te dhenash do te kthehet ne nje institucion te mirefillte ku shteti do te kete te regjistruar kapitalin e kualifikuar njerezor te Shqiperise. Kryesocialisti premton dhe heqjen e modelit te konkurseve qe eshte ndjekur deri me sot. “Ndersa per momentin, fakti eshte se te gjithe ata qe po aplikojne do te njoftohen individualisht per cdo konkurs te hapur ne sferen qe lidhet me profesionin dhe eksperiencen e tyre. Ne kete menyre do te kepusim lidhjet e shkurtra te konkurseve farse qe jane zhvilluar tere keto vite, permes lajmerimesh ne formen e trakteve te ngjitura kuturu dhe rezultatesh te parafabrikuara ne dem te lirise se konkurrences e te merites”,- shprehet kreu i PS-se.
“Sektori privat”
Kryesocialsit Edi Rama shprehet se nisma per mbledhjen e CV me ane te aplikimeve on-line do te sherbeje per krijimin e nje baze te dhenash jo vetem per sektorin shteteror, por edhe per ate provat. “Besoj e kam sqaruar po ashtu ne leter se kjo baze te dhenash do t’i sherbeje pak me vone edhe sektorit privat, per te kerkuar njerezit e duhur per vende te reja pune dhe do t’u jape po ashtu mundesi aplikanteve te kene dijeni per cdo mundesi te re per pune. Kaq e thjeshte eshte, mos u shqetesoni kritike te dashur ky nuk eshte as fillimi akoma i Shqiperise se re qe kemi marre mandatin per te ndertuar”,- shprehet kreu i PS-se, Edi Rama.
Zyra e kryeministrit te zgjedhur
Qe prej dy ditesh ne seline e Partise Socialiste ka nisur funksionimin nje zyre e re. Me nismen e kreut te PS eshte krijuar zyra e kryeministrit te zgjedhor, e cila do te funksionoj deri ne marrjen e detyres nga qeveria e re ne muajin shtator. Nje grup deputetesh te PS, kryesisht sekretaret qe moren persiper hartimin e programit, do te komunikojne me publikun lidhur me shqetesimet qe paraqiten nga vendimmarrja e qeverise ne detyre gjate muajve te fundit. Vec kesaj, PS ka ngritur grup pune dhe per trajtimin e aplikimeve qe vijne online pas kerkeses se PS per punesim.