E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji për amnistinë, qytetarët e Kosovës protestojnë para Kuvendit

protestaKosova- Me qindra persona sot pritet të mblidhen para Kuvendit të Kosovës për të zhvilluar një protestë paqësore kundër miratimit të projektligjit për amnistinë.

Koha Ditore raporton se persona të ndryshëmm kanë ftuar qytetarët që të mblidhen në orën 11:00 dhe tu bashkohen protestës së dhjetra personave të tjerë që kanë disa netë që qëndrojnë para Kuvendit.

Pr/ligji i amnistisë synon faljen e krimeve për shumë zyrtarë dhe politkanë, gjë që sipas qytetarëve të Kosovës është në kundërshtim të plotë.

Që nga data 6 korrik 2013, shoqëria kosovare ka pasur një zgjim. Organizatat joqeveritare, i kanë nisur dy letra ambasadorëve dhe faktorëve tjerë ndërkombëtarë për të kërkuar mosndërhyrjen e tyre dhe për ta lejuar debatin e nevojshëm për një ligj të tillë si dhe kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e ligjit i cili i amniston politikanët e korruptuar.

Gjithashtu, me iniciativë të organizatave të shoqërisë civile, po nënshkruhet peticioni për ndryshimin e këtij ligji të cilin qytetarët po e nënshkruajnë me vullnet të madh. Ftohen ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë ti bashkëngjiten kësaj iniciative e cila do ta legjitimonte rezistencën dhe do ta ndihmonte kthimin dhe ndryshimin e projektligjit në bazë të kërkesave dhe interesave të qytetarëve.

Në anën tjetër, një numër i qytetarëve po vazhdon të qëndrojë te Kuvendi i Kosovës natë e ditë, që nga data 6 korrik 2013 me qëllim të sensibilizimit të publikut për dëmin që mund të shkaktojë aprovimi i projektligjit.

Organizatorë të protestës, sipas deklaratës së shpërndarë për media janë qytetarët e Republikës së Kosovës me vendimet që kanë marrë nga tubimet dhe diskutimet me bashkëqytetar tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›