Shitësit ambulantë ndotin trotuaret, mbeturinat i braktisin kudo (FOTO)
Tiranë- Në fokus të denoncimit të ndotjes në vendin tonë sot sjellim imazhe që dëshmojnë sesi trotuarët janë të ndotur nga mbeturina.
Këto imazhe janë marrë në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet trotuari është i ndotur nga kartonë e gazeta, që mendohet se janë lënë aty nga shitësit ambulantë.
Njerëzit kalojnë në mes të kësaj ndotje të shëmtuar dhe askush nuk i largon ato prej trotuarit, i cili ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe të denoncimit të ndotjes në adresën tonë elektronike, info@gazetaidea.com.
Shitësit ambulantë ndotin trotuaret, mbeturinat i braktisin kudo
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 3