Rama: Pushteti bashkëpunoi me kriminelët për vjedhjen e votave

Kryetari i PS-së Rama ka akuzuar kryeministrin Berisha si bashkëpunues me kriminelët për të vjedhur votat e 28 qershorit. Në një konferencë për shtyp Rama është shprehur se pushteti ka reaguar turpshëm lidhur me një prej aspekteve më flagrante dhe alarmante të maskaradës zgjedhore që është bashkëpunimi i kriminelëve me pushtetin në të gjitha ato zona që kanë pasur ndikim.
"Berisha duhet ta kuptojë se nuk i shpëton dot transparencës së plotë lidhur me këtë çështje theksoi Rama duke shtuar se ai e ka orkestruar këtë maskaradë zgjedhore për hapjen e burgjeve.
Sipas Ramës kjo është një çështje që nuk mund të tolerohet dhe se PS-ja do të kërkoj transparencë sepse nuk mund të pranojë që Shqip të jetë vendi që parlamenti dhe qeveria të krijohet nga bashkëpunimi me krimin.
Ndërsa pyetjes se nëse është vendosur për futjen e PS-së në Kuvend Rama u përgjigj se kjo forcë politke do të ketë raporte të kushtëzuara me Parlamentin dhe se askush nuk mund ta kthej PS-në në një zgjatim të dekorit pseudodemokratik të këtij parlamenti.