Meta: Marrëveshja PD-LSI, para 7 shtatorit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në një konferencë për shtyp pyetjes së "Ora News" për 5 anëtarët që janë kundër marrëveshjes PD-LSI, i është përgjigjur se LSI-ja është e hapur për debate dhe se ai është në pritje për t'i dëgjuar të 5-të anëtarët e kryesisë. Meta gjithashtu shtoi se marrëveshja PD-LSI do të firmoset para 7 shtatorit ditë kur Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e parë parlamentare. Sipas Metës PD-LSI do të krijojë një qeverisje të qëndryeshme dhe transparente duke shtuar se ka besim të plotë në vullnetin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu Meta u shpreh edhe për fjalimin e Ramës kundër tij në Kongresin e PS-së duke shtuar se ka ikur koha e politikës së vjetër dhe e diversionit dhe diversantëve.