E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i PS, Rama, mesazh ngushëllimi për vdekjen e presidentit polak

Një mesazh ngushëllimi për humbjen tragjike të Presidentit polak Lech Kaczynski ka dwrguar edhe kryetari i Partisw Socialiste Edi Rama. Ne mesazhin e tij Rama shprehet: "Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të Presidentit Polak Lech Kaczynski dhe të personaliteteve që e shoqëronin. Kjo ndarje e parakohshme nga jeta është një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme për kombin polak. Në këto momente të vështira dëshiroj edhe në emër të Partisë Socialiste t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Presidentit Kaczynski, familjarëve të të gjitha viktimave të këtij aksidenti tragjik dhe popullit polak”.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›