Berisha: Gjithçka për të bërë rajonin më të sigurt
TIRANË- Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha ka garantuar se qeveria që drejton do të bëjë gjithçka për një bashkëpunim sa më të mirë me aleancën, në përmbushje të misionit, për ta bërë rajonin sa më të sigurt.
Duke përshëndetur konferencën e sotme të Kuvendit në bashkëpunim me NATO, Berisha ka theksuar se në cdo kohë, Forcat e Armatosura të cdo vendi të lirë do të jenë të detyruara të konsiderojnë reduktimin e shpenzimeve, të realizojnë sa më shumë duke shpenzuar sa më pak. Por kjo ka lidhje mbi të gjitha me reformim të ri të NATO-s, aleancë kjo e cila ka pikërisht në reformimin e saj burimin e pashtershëm të vitalitetit. NATO është e vetmja organizatë ndërkombëtare që nuk njeh lodhjen, por me reforma ia del të kapë horizonte të reja të jetë pararendëse e sigurisë së vendeve të lira në botë- tha Berisha.
Sipas tij, FA tona janë të angazhuara në një seri projektesh në konceptimin e mbrojtjes. Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për të konsoliduar këtë koncept në rajonin europës juglindore të NATO të bindur se do ta bëjmë rajonin më të sigurtë- tha Berisha.
Ai ka kujtuar vizitën e fundit të bërë në Afganistan dhe duke e cilësuar atë si më mbrëselënesen ka deklaruar se Shqipëria do të jetë në Afganistan për sa kohë që SHBA-të e NATO do të jetë atje.