E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Opozita e 1/2mln USD të marra nga Putini s’pranoi se ka luftë, 2 të dehur të “Foltores” shanë me libër shtëpie

Zhvillimet në seancën parlamentare, kur po diskutohej dhe më pas u votua projektbuxheti për vitin 2023, kanë qenë sërish në fokus të një reagimi të kryeministrit Edi Rama, në Twitter.

Sipas kreut të qeverisë, në këtë seancë opozita nuk pranoi krizën e shkaktuar nga lufta e Putinit, dhe se, lidhur me përplasjen me deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, Rama komenton se “ishin dy të dehur nga rruga e “Foltores”, që shanë me libër shtëpie”.

“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut), nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët! Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe ,pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!”, shkruan Rama në Twitter.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›