Buxheti 2023/ Braçe: Shtoni edhe 1 mld lekë shtesë për bujqësinë

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar nga qeveria që të shtojë buxhetin për bujqësinë me 1 miliardë lekë të tjera. Edhe pse theksoi se buxheti 2023 është më i madhi për sektorin e bujqësisë në 3 dekada, Braçe tha se këtij sektori i duhet mbështetje shtesë pasi shumë fermë mbetën pa marrë subvencionet e naftës në 2022.
“Paratë që janë sot në bujqësi s’kanë qenë kurrë më parë në asnjë prej buxheteve, por duke thënë këtë duhet të pohoj se bujqësia s’ka qenë kurrë kaq sa është sot, serat e reja kanë hyrë në prodhim, me paratë e bujqve. Nevoja për para po rritet. Nafta 1 mld e 550 mln lekë, jam kundër shkurtimeve në buxhetin aktual të 2022. Edhe 1 mld lekë shtesë për të paguar të gjithë ata që janë shpallur fitues dhe kanë plotësuar kushtet. Nuk pranoj të planifikohet më pak sesa shumë që paguajmë sot si mbështetje për buqit dhe blegtorët. Skema e TVSH është keqkuptuar si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët. Kemi nevojë për prodhim, të prodhojmë këtu, bujqësia është armë plus. Ne kemi nevojë për prodhim jo sipërfaqe. Skema e mbështetjes duhet të shkojë për çdo kg dhe litër”, tha Braçe.
Braçe pati kritika edhe për rishpërndarjen e të ardhurave dhe për këtë kërkoi një ndërhyrje më të fortë nga qeveria.
“Duhet rishpërndarje e të ardhurave, shkojmë drejt mirëqenies së gjerë. Kërkohet zbatim i buxhetit, për këtë kërkohet qeverisje, duhet punë për ta zbatuar. S’jam i kënaqur nga niveli i zbatimit të buxhetit të vitet të kaluar”, tha Braçe.
/rtsh.al/