OSBE Sezoni turistik vleresim per masat qe jane marre mbi sigurine e kufirit
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Uollfarth, ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj.
Kryefjala e këtij takimi ka qenë siguria e kufirit gjatë sezonit turistik në vendin tonë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, drejtori Burgaj, tha se është folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes policisë shqiptare me policinë e kufirit dhe migracionit, në lidhje me sigurinë në vend dhe shtetit të së drejtës.
Drejtori Burgaj ka deklaruar se nga 1 qershori i këtij viti deri në datën 11 korrik, në vendin tonë kanë hyrë 340 mijë shtetas të huaj.
Nga ana e tij ambasadori Uollfarth ka vlerësuar punën që është bërë dhe masat që janë marrë për sigurinë e kufirit.
"Kemi diskutuar për të shqyrtuar bashkëpunimin mes policisë shqiptare me policinë e kufirit dhe migracionit, në lidhje me sigurinë në vend dhe shtetit të së drejtës” përfundoi ai.
OSBE i ka dhuruar drejtorisë së Përgjithshme të Policisë 20 kompjutera për të ndihmuar për menaxhimin dhe zhvillimin e sigurt të turizmit.