E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PD e ndarë në tresh, as bashkë nuk bëjnë shumicën

TIRANË- Kyetari i Partisë Socialsite Edi Rama menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit, i cili deklaroi se Rama kërkon të përfitojë politikisht nga Aleanca Kuq e Zi.

“Shpifja e dites: Edi Rama u thote te tijve do fitojme nga Kreshniku! E verteta: PD eshte ndare ne tresh dhe te treja PD bashke s'bejne shumice! Ora e kryeminsitrit ka ngecur ne te shkuaren. Shpifjet s'jane vizion.Fyerjet s'jane program.Sulmet ndaj opozites s'jane zgjidhje per problemet e vendit”,- shkruan Rama në Twitter.

Kreu i opozitës, theksoi se Rilindja Shqiptare është zgjidhja për një Shqipëri Europiane.
“Programi yne per nje Rilindje Shqiptare eshte rruga qe bashke me qytetaret do te hapim drejt Bashkimit Europian per nje Shqiperi Europiane”,- deklaroi Rama.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›