E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: PS asnjë lodhje nga pushteti, opozita e vetme serioze e vetvetes

TIRANË, 27 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “projektrezoluta antikorrupsion dëshmon qartë se kjo forcë politike në qeveri, jo vetëm nuk ka asnjë vetëkënaqësi apo lodhje nga pushteti, por ka fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit dhe vetëndryshimin e vazhdueshëm, që e bën të jetë opozita e vetme serioze e vetvetes”.

Gjatë prezantimit në Kuvend të projektrezolutës antikorrupsion, Rama siguroi se “ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se korrupsioni në Shqipëri është një kancer i trashëguar nga shoqëria transaksionale otomane dhe deri te kapitalizmi ‘gjysmagjel’ i tranzicionit”.

“Kundërvënia jonë me vizion, reforma dhe heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë ka nisur ta zmbrapsë, por ende nuk e ka mundur. Ndaj korrupsioni është një fenomen shqetësues dhe ndaj ne vijmë sot në këtë parlament me këtë nismë, që dëshmon qartë se kjo forcë politike në qeveri jo vetëm nuk ka asnjë vetëkënaqësi, apo lodhje nga pushteti, por ka një të atillë fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit dhe vetëndryshimin e vazhdueshëm, që e bënë të jetë opozita e vetme serioze e vetvetes”, theksoi Rama.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›