E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhen cerekfinalet e Kupes. Humbin Tirana Dinamo e Laci

Tirana ka tranferuar krizën e rezultateve edhe ne Kupën e Shqipërisë, pasi është mundur 2-1 nga Bylis në ndeshjen e parë cerekfinale të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në vend. Bardheblutë e kryeqytetit nuk fitojnë prej katër ndeshjesh mes kampionatit dhe Kupës, ndërkohë që pas kësaj humbjeje kanë vështirësuar objektivin për t’u kualifikuar për në raundin tjetër.

Bylis do të gjente shumë shpejt golin e avantazhit, pasi Abazaj do të dërgonte topin në rrjetë pas një neglizhimi të mbrojtjes kundërshtare. Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave për të shënuar pjesa e parë e takimit do të mbyllej me epërsinë minimale të vendasve. Me rikthimin në fushë për 45 minutat e dyta, Tirana do të barazonte shifrat me Lilaj, autor i një goli spektakolar, pas një goditjeje të shkëlqyer nga distanca. Gjithsesi, skuadra nga kryeqyteti nuk do të ruante rezultatin, pasi vendasit do të gjenin golin e dytë falë një penalltie të dyshimtë të kthyer në gol nga kapiteni Dimo.

Vazhdon rezultatet negative edhe Dinamo, që është mundur 2-1 në fushën e Shkumbinit, ndërkohë që një hap të sigurt drejt kualifikimit ka hedhur Vllaznia, e cila ka fituar pastër 2-0 ndaj Lacit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›