E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “PS-ja, kontribut për fitimin e të drejtave të grave”



Forumi i Gruas Socialiste, gjatë një takimi të mbledhur dje, zgjodhi kryekoordinatoren kombëtare të Forumit të Gruas Socialiste. Me votim të fshehtë u zgjodh zonja Ermira Danaj. Në këtë takim merrte pjesë edhe kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili tha se beson se Forumi i Gruas Socialiste do të ndikonte në fitimin e të drejtave të grave dhe vajzave shqiptare. “Unë besoj që sot roli i Forumit të Gruas duhet që bëhet një rol i dorës të parë, në radhë të parë për arsyen e madhe që ne si forcë politike, si socialiste dhe socialistë, si progresiste dhe progresistë, nuk mund të tolerojmë që në zona të tëra të vendit tonë gruaja dhe vajza të kthehen në kushte të një trajtimi mesjetar, primitiv, barabar dhe që mundësitë për arsim dhe për punësim të grave dhe të vajzave në plot zona tanimë të errësuara në hartën e arsimit dhe të punësimit në Shqipëri të jenë po aq utopike sa ç’ishin përpara Luftës së Dytë Botërore. Në këtë mënyrë ne besojmë që ky forum mund të bëhet një instrument për të venë në lëvizje disa mekanizma që mund të na lejojnë një optimizëm relativ për të plotësuar kudo në të gjithë Shqipërinë ato kritere që i kemi përcaktuar si të domosdoshme për organizatën socialiste”.

5 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›