Rama: PS kundër kandidaturës për kreun e KLSH-së

Vendimi u bë publik gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku Rama foli edhe rreth procesit të përzgjedhjes së kandidaturës së Avokatit të Popullit.
“Duke rikonfirmuar edhe votën tonë kundër kandidaturës së paraqitur në Kuvend për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, falënderojmë median për praninë”, u shpreh Rama.
Presidenti Bamir Topi, ka dekretuar Bujar Leskajn për të drejtues KLSH-në, dekret i cili është pranuar edhe nga mazhoranca aktuale. Megjithatë, gjithçka pritet të zyrtarizohet pas votimit në Kuvend.
Ndërkohë, Rama falënderoi komisionin për Avokatin e Popullit për punën e mirë në seleksionim dhe në organizimin e dëgjesës publike të 12 kandidatëve. “Shpreh falënderimet dhe konsideratën tonë për 12 aplikantët që paraqitën vizionin e tyre. Jam besimplotë se komisioni do ta kryejë me sukses detyrën e vështirë për zgjedhjen e kandidaturës që do i paraqesim kuvendit në emër të grupit të PS”, tha Rama. /Start/
2011-12-13 13:10