E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, nis puna në të gjitha galeritë e minierës

Gjatë së hënës ka përfunduar inspektimi nga Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave (RISHM).

Për këtë arsye, atje zhvilloi një takim dje edhe ministri i Energjetikës,Nasip Naço, ku ka zhvilluar një takim.
Sipas RISHM, është marrë vendimi që detyron firmën koncesionare Albanian Crom (ACR), t'u paguajë minatorëve pagën e plotë (për ditët kur miniera ishtë në rikonstrukson), si dhe të derdhi për llogari të tyre pagën e 13-të, brenda datës 26 dhjetor.

Fillimi i punës në nivelin 12,13,14 dhe 15 të minierës së Bulqizës, vjen një javë pas vendimit të parë të marrë nga këto tre institucione. Vendimi i një jave më parë, i hapi dritën jeshile rifillimit të punës në të gjitha galeritë e minierës, përveç galerive të mësipërme, kushtet e të cilave u konsideruan jo optimale për rifillimin e punës normalisht.

 Ndërprerja e punës në minierën e Bulqizës erdhi si pasojë e shpërthimit tragjik në njërën prej galerive të saj, në fillim të muajit tetor, ku humbi jetën një minator dhe mbetën të plagosur tetë të tjerë. /Start/

                                                                                             2011-12-13 14:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›