E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB interesohet për të drejtat e migrantëve në Shqipëri

Gjatë bisedës, Haxhinasto, tha se vizita dhe misione të tilla faktmbledhëse kanë një rol kyç sa i përket vlerësimit të punës së bërë deri tani, konkretisht në fushën e të drejtave të migrantëve, dhe asaj çka mbetet për t’u bërë në të ardhmen, me qëllim përmirësimin e jetës së shqiptarëve si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. 

Në takim merrte pjesë edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Përfaqësuesja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, znj. Zeineb Touimi-Benjelloun dhe përfaqësuesja e zyrës së Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, znj. Katarina Manson.

 Crépeau shprehu vlerësim të veçantë për nivelin e lartë të bashkëpunimit të të gjitha instancave shtetërore, qofshin ato qendrore apo vendore, dhe që bënë të mundur që misioni i tij në Shqipëri të ishte një sukses. Raportuesi i Posaçëm përgëzoi qeverinë shqiptare për kuadrin e gjerë normativ të vendit tonë sa i përket të drejtave të migrantëve. Ai u shpreh se të gjitha ligjet, aktet normative, strategjitë dhe planet e veprimit në këtë fushë kanë një vizion të qartë dhe janë të qëndrueshme. 

Z. Crépeau theksoi gjithashtu vlerësimin e tij për ratifikimin e Konventës së OKB-së për Drejtat e Punëtorëve Migrantë dhe nënvizoi se Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në Evropë dhe Amerikën Veriore që e ka ratifikuar këtë Konventë. Raportuesi i Posaçëm ndodhet në Shqipëri që prej datës 3 dhjetor me ftesë të qeverisë shqiptare, për të vlerësuar gjendjen e implementimit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Punëtorëve Migrantë, si dhe hapat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në drejtim të respektimit të të drejtave të migrantëve.

Raporti përfundimtar për Shqipërinë i Raportuesit të Posaçëm do të prezantohet në qershor 2012, gjatë sesionit të radhës së Komitetit për të Drejtat e Njeriut.

                                                                                             2011-12-13 15:02
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›