Ndarja e rrezikshme
Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe se nuk mund të ketë kurrfarë negociatash për statusin apo ndarje territoriale, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni.
Ai këto komente i bëri të mërkurën, gjatë një ligjërate në Institutin ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) në Londër.
Sa u përket marrëdhënieve me Serbinë, Ministri Hyseni ka përsëritur qëndrimin e njohur se Kosova është e interesuar për raporte të mira fqinjësore edhe me Serbinë, me të cilën e lidhin shumë çështje teknike. Ai ka potencuar se Kosova mund të ulet të bisedojë me palën serbe vetëm për çështje teknike. “Këto janë edhe të vetmet bisedime që mund të bëjë Kosova me Serbinë”, tha Hyseni, transmeton Kosovapress.
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Londër, Ministri Hyseni zhvilloi një sërë takimesh edhe me përfaqësues të akredituar në Londër, nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën.