Kroaci- Përplaset autobusi çek, 7 viktima
Kroaci- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Koraci, duke ju marrë jetën shtatë personave.
Sipas mediave evropiane autobusi ishte me targa çeke dhe është aksidentuar në jug të Kroacisë, ndërsa janë plagosur edhe 44 persona.
Ngjarja ka ndodhur në autostradë, rreth 230 km në jug të Zagrebit, pasi autobusi është përplasur me ndarësen e rrugës dhe më pas është përmbysur.
Për nxjerrjen e trupave është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkakut, ndërsa nuk ka ende asnjë dyshim.