Rama: PS, politika solidare për fshatin
Dialogu me Shqipërinë ka vazhduar në fshatin Grabian të qarkut Lushnjë.
Në bashkëbisedim me banorët e këtij fshati, kryetari socialist, Edi Rama, ka premtuar se politika e re e PS-së do të jetë një politikë solidare me të gjithë ata që jetojnë në fshat e qytet. “Në fshat, varfëria dhe papunësia është ulur këmbëkryq, ku familjet e qytetareve dhe qytetarëve që jetojnë në fshat, arrijnë të mbijetojnë vetëm falë sakrificash të jashtëzakonshme dhe falë bijve e bijave që nga emigracioni sjellin ndihmën e pazëvendësueshme. Kjo është një situatë e cila nuk mund të vazhdojë gjatë dhe të cilën ne duhet ta ndryshojmë me një politikë të re”, - tha Rama. Ai premtoi se do ta ndryshojë këtë duke shtuar se nuk janë fqinjët tanë as më të mençur, as më të aftë për të sakrifikuar, as më të vullnetshëm sesa ne shqiptarët. “T'i japim jetë bashkimit përtej mureve që partitë kanë ngritur mes njerëzve, duke na dhënë hapësirën për t'u ndarë në emër të së shkuarës, ndërkohë që kemi arsye të bashkohemi në emër të së ardhmes”.
Sipas tij, politikanët vijnë tek njerëzit për t'u dhënë argumente që e kanë bazën tek e shkuara, për t'i ndarë dhe përçarë me qëllim që t'u marrin votat dhe premtime që jo vetëm nuk i mbajnë, por as nuk kanë ndërmend t'i mbajnë kur i bëjnë.