Topi: Heqja e vizave me Maqedoninë, një hap i rëndësishëm
Diplomacia parlamentare konsiderohet si një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, theksoi dje, gjatë takimit me kryetarin e Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski, rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi. “Shkëmbimet e ndërsjella të përvojave sa i përket përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së marrin një rëndësi të veçantë në kuadër të prioritetit të përbashkët të dy vendeve dhe popujve tanë për integrimin evropian”, - u shpreh Presidenti Topi, i cili vlerësoi marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë "si një kontribut konkret për lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy vendeve, që përbën dhe një vendim të rëndësishëm politik për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore".
Kryetari i shtetit vlerësoi nivelin e përgjithshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe theksoi vullnetin dhe angazhimin e shtetit shqiptar për të thelluar bashkëpunimin dypalësh, sidomos në sektorin ekonomik, duke u fokusuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare, intensifikimin e bashkëpunimit në fushën energjitike, transport-telekomunikacion, turizëm etj. Në këtë takim, Presidenti Topi dhe kryetari i Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Veljanovski, shprehën angazhimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe në NATO.
Berisha, Veljanovski: Projekte të përbashkëta në Ballkan
Shqipëria dhe Maqedonia, intensifikojnë marrëdhëniet mes tyre përmes projekteve të përbashkëta rajonale. Kryeministri Berisha dhe kryetari i Parlamentit maqedonas, Trajko Veljanovski, vlerësuan dje në Tiranë rëndësinë e projekteve të përbashkëta rajonale, duke u ndalur në projektin e Korridorit 8, në kompletimin e linjës hekurudhore me Maqedoninë, në lehtësimin e shkëmbimit të njerëzve dhe mallrave në pikat doganore etj. Berisha gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit maqedonas, zotin Trajko Veljanovski, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, vlerësoi përparimin e ndjeshëm të bërë nga Maqedonia si dhe ecurinë e reformave në vend, gjithashtu edhe progresin e ndjeshëm në zbatim të marrëveshjes së Ohrit. Ai shprehu mirënjohje për aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia, kontribut ky shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
Kryeministri Berisha dhe kryeparlamentari maqedonas u shprehën për një nivel të shkëlqyer të bashkëpunimit politik, si dhe për domosdoshmërinë e ngritjes së bashkëpunimit ekonomik në këtë stad. Z. Veljanovski dhe Kryeministri Berisha theksuan rëndësinë e iniciativave rajonale për të nxitur një vëmendje më të madhe të BE-së për projektet e mëdha në Ballkan. Kryeministri Berisha theksoi se vendet e Ballkanit, me progresin e tyre, kanë mundësinë të dëshmojnë për një Ballkan krejt ndryshe dhe se e ardhmja e Ballkanit është optimiste, sepse vendet e tij kanë vullnet të hekurt në rrugën e zhvillimit, bazuar mbi iniciativën e lirë të njerëzve.