Ruli: Nga 2010-a, sërish rritje çmimit të energjisë
Vetëm katër kompani kanë mbetur në garë për blerjen e OSSH-së nga tetë që ishin fillimisht. Tërheqja e kompanive të tjera duket se ka ardhur për shkak të riskut në investim, pasi pronarët e rinj të OSSH-së do të detyrohen të përballen edhe me dy probleme të mëdha: vjedhjen e energjisë dhe humbjet e mëdha në rrjet. Me shitjen e OSSH-së, do të jetë pikërisht investitori privat që do të merret me blerjen e energjisë në tregun rajonal apo më gjerë me një çmim që do të variojë në varësi të kërkesës për energji.
Pritet që ditën e hënë të fillojë edhe tenderi për blerjen e 76 % të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes, ku firmat që konkurrojnë për pronar të ri janë “Enel”, “EVN”, “ÇEZ” dhe “Energy Steiermark”. Afatet e privatizimit të operatorit të sistemit të shpërndarjes janë shtyrë 3 herë brenda muajit.