E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, peshkohet mina 2 ton

Sarandë-Një peshkarexhë ka kapur në rrjetat e saj një minë detare, mbetje e Luftës së Dytë Botërore, me peshë 2 ton. Ajo ka qenë duke peshkuar në Gjirin e Manastirit, në kohën që ka hasur minën, por për fat ajo nuk ka përbërë rrezikshmëri.

Pasi janë njoftuar organet e policisë, xhenierët e marinës dhe specialistët e çarmatimit të minave ajo është nxjerrë nga thellësitë e ujit të detit dhe i është nënshtruar ekzaminimevetë specialistëve. Në masa të rrepta sigurie, minaështë transportuar për në Gjirin e Limjonit.

Specialistët e demontimimit të minave luftarake thanë se mina relike nuk ka rrezikshmëri, për faktin se ndezësat e kanë humbur aftësinë e eksplozionit për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë nën ujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›