Rama: Pas Fierit, duam numërim në Berat, Shkodër e Tiranë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar publikisht pas vendimit të KQZ që e çon në 9, numrin e mandateve të fituara nga kjo forcë politike për këtë qark. Rama tha se vendimi tregoi vërtetësinë e qendrimit të Partisë Socialiste mbi këtë çështje, e cila sikundër theksoi ai ishte mbajtur e fshehtë me dhunë. Por bashkë me Fierin, Socialistët pretendojnë rezultat ndryshe nga ai i deklararuar deri tani dhe për Beratin, Tiranën dhe Shkodrën. Si përgjigje ndaj interesit të gazetarëve kryesocialisti tha se Partia Socialiste nuk do të njohë asnjë rezultat zgjedhor të imponuar. Kjo si kusht ndaj qendrimit që do të mbajë KQZ për tre qarqet e tjerë për të cilat selia rozë ka depozituar gjithashtu ankimim.