E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Janar-mars 2009, Shqipëria rritje ekonomike 6 %

Pavarësisht krizës që ka përfshirë prej më shumë se një viti ekonominë botërore, Shqipëria vazhdon të njohë rritje pozitive edhe përgjatë këtij viti. Ekonomia shqiptare gjatë 3 mujorit të parë të 2009-ës është rritur me 6 për qind. Shifra sapo është bërë publike nga Instituti i Statistikave, pas analizës mbi ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto për muajt e parë të vitit. Me përjashtim të industrisë që ra me 13,2 për qind, degët e tjera të ekonomisë vendase kanë njohur rritje gjatë 3-mujorit të parë, kryesuar nga post telekomunikacioni me 22 për qind e ndjekur nga shërbimet, ndërtimi, tregtia apo bujqësia.
Kjo është hera e tretë që INSTAT përllogarit prodhimin e brendshëm bruto në bazë tremujori, të zhveshur nga efektet sezonale. Megjithëse e pjesshme, rritja ekonomike prej 6 përqind konsiderohet nga ekspertët si tepër pozitive dhe konfirmon parashikimet edhe të institucioneve ndërkombëtare apo Bankës së Shqipërisë për një rritje pozitive gjatë 2009, pavarësisht se një numër i madh i ekonomive botërore janë gjunjëzuar nga kriza duke rënë në recension.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›