E Diel, 1 Nëntor 2026

Solana viziton Beogradin, Së shpejti liberalizim vizash për Serbinë

Në vizitën e tij në Beograd, ndalesa e parë e turit në Ballkan, shefi i politikës të Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian, Havier Solana tha se Serbia së shpejti do të marrë lajmin e mirë për liberalizimin e vizave.
Solana “Sot nuk mund të them asgjë në vecanti, por ajo që mund të them është se në pak ditë do të merrni shpresoj lajme të mira. Lajmet do të jenë të mira për popullin e serbisë dhe do jem shumë I kënaqur ta shoh këtë të ndodhë.”
Megjithatë, për të shpejtuar në rrugën drejt anëtarësimit në bllok, Serbia duhet të arrestojë dy të shumëkërkuarit e luftës, ish komandantin Ratko Mlladic dhe liderin e serbëve në kroaci Goran Haxhic. Hollanda, është një nga vendet që heziton ti ofrojë Serbisë lehtësira në perspektivën europiane për shkak të dështimit të saj në cështjet e krimeve të luftës. Pas vizitës në Beograd, Solana do të ndalojë në Prishtinë. Ai do të takohet me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaci, ndërkohe që do të vizitojë edhe misionin e BE-se Euleks. Turi I Solanës në rajon do të përfundojë me ndalesat në Shkup dhe Podgoricë Bashkëpunëtorë të zotit Solana kanë riafirmuar qëndrimin e tij se Ballkani Perendimor duhet të bëhet pjesë e BE-së, sepse në këtë mënyrë Europa do të jetë e sigurtë, e qëndrueshme dhe do të forcojë rrugën e vet të mirëqenies

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›