E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Pensionet, Berisha mashtron

Sigurim shendetesor per ata me perkrahje sociale, per te varfrit dhe te papunet, libra falas per nxenesish e shkollave dhe perafrim te pensioneve te fshatit me te qytetit. Keto kane qene disa nga premtimet qe lideri socialist Edi Rama, ka bere dje ne "zemren" e Shqiperise se mesme. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama eshte ndalur ne Elbasan, ne nje takim ku ka prezantuar nje pjese te programit te kesaj force Politike, duke u ndalur ne nje prej 7 pikave, ate te Shendetesise. Rama tha se ky program garanton nje politike e re, e cila mund te realizohet vetem me nje reforme rrenjesore ne qeveri, ne makinen shteterore, e cila duhet te jete e gatshme t'i pergjigjet sfidave te shendetesise. "Jo pa qellim kemi zgjedhur prezantimin e kesaj platforme ne Elbasan, pasi niveli i vizitave te pergjithshme shendetesore eshte ne masen 38 %, nen mesataren kombetare. Sherbimi shendetesor ne Elbasan perben nje problem serioz", ka qene deklarata e kreut socialist Rama, gjate takimit te zhvilluar dje vone ne kete qytet. Kryetari socialist ka deklaruar se shendetesia eshte ne krize ekonomike, administrative dhe politike. Ne asnje fushe tjeter, sipas tij, politika nuk ka bere demin qe ka bere ne shendetesi. "Shendetesia eshte trajtuar si aspekt i dores se trete, si rezultat i pazareve te koalicioneve qe ju e dini shume mire, se si jane bere me kete sektor", tha Rama. Po keshtu kreu socialist eshte ndalur ne skemen e sigurimit shendetesor, qe sipas tij ne kete nivel qe eshte sot, perjashton te varfrit e te papunet. Ai premtoi se ne kete program garantohet nje pakete e sherbimeve falas per cdo qytetar dhe bashkefinancim ne rastet kur eshte ne nevoje, duke i garantuar te gjitha keto me buxhetin e shtetit. Rama ka deklaruar gjithashtu se 28 mije km2 shqiptare nuk do te mbetet asnje femije ne skajin me te larget pa abetare dhe pa libra, duke i premtuar ato falas per te gjithe. Me pas eshte ndalur tek pensionet. "Ne 4 vitet e ardhshme do t'i afrojme pensionet e fshatit ne masen 80% te atyre te qytetit. Nuk premtojme barazim, kete genjeshter ia kemi lene Berishes. Ai deklaroi ne 2005 se sot do te dyfishonte pagat, por ne rast se do t'i pyesni arsimtaret sot, ata do te thone se lene ne taksat, 8.8 here me shume, kane humbur rrogen e 13 dhe prej ketyre taksave po humbin edhe rrogen e 12. Sot shqiptaret blejne me pak, pensionistet behen ne skuader per te blere nje gazete, ndersa personat qe marrin 35 mije lekeshin e vjeter te ndihmes ekonomike, nuk mund te perballojne dot ujin, dritat dhe buken e perditshme", tha Rama. Qe e cilesoi kete, si situaten reale bashke me krizen qe ka perfshire Shqiperine, duke e cilesuar demagogjine e radhes, zhvillimin e Shqiperise, madje duke e krahasuar ate me Kinen. Rama e cileson programin e PS-se nje program te Shqiperise reale, e cila sipas tij do te marre frytet pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›