Infrastruktura Vlore, apeli i LSI ndaj KESH e Telekom
Levizja Socialiste per Integrim ka reaguar ne qytetin e Vlores, ne lidhje me gjendjen e mjerueshme te infrastruktures rrugore ne qytet, shkaktuar kryesisht edhe prej nderhyrjeve ne rruge nga kompanite e sherbimeve Telekom dhe KESH. Zv.Sekretari i Pergjithshem i LRI, Besjan Pesha se bashku me dhjetera te rinj kane vizituar nga afer nje nga rruget e lagjes "10 Korriku", rruge, e cila deri para nderhyrjes se KESH dhe Telekom, ka qene ne gjendje te pranueshme dhe e shtruar me asfalt. Pasi ka takuar banoret e zones dhe ka biseduar me ta per problemin, Pesha se bashku me te rinjte e LRI, Vlore kane vendosur ne rruge nje tabele simbolike ne te cilen shkruhej: "Kjo rruge u shkaterrua me sukses nga KESH me mandatin e qeverise Berisha". Ai tha per gazetaret se "kemi ardhur ne kete rruge sot, te cilen e kemi zgjedhur si perfaqesuese te dhjetera rrugeve te shkaterruara nga KESH dhe Telekom ne qytetin e Vlores, ne muajt e fundit". Per te, sikur te mos mjaftonin hallet e panumerta qe qytetaret vlonjate kane me papunesine e madhe dhe varferine qe po mbizoteron cdo dite ne kete qytet, u duhet qe te perballen edhe me shkaterrimin e infrastruktures nga kompani qe ne teori duhet te sherbejne per t'jua bere atyre jeten me te lehte dhe me te mire. O.Hila