E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisjet, Drejtoria e Burgjeve vendos: Asnjë leje për të dënuarit

burgu-peqin-258x200Tiranë- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur se nuk do të japë asnjë leje shpërblyese për asnjë të burgosur deri në një afat të papërcaktuar.

Vendimi është marrë dje në një mbledhje me dyer të mbyllura në Drejtorinë e Burjgeve ku i pranishëm ka qenë edhe Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, drejtorë të burgjeve si dhe përfaqësues të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Kjo masë vjen disa ditë pas arratisjes së dy të burgosurve nga burgu i Peqinit dhe ai i Fushë- Krujës.

Një i dënuar është arratisur pardje nga burgu i Peqinit, pasi nuk është kthyer në qeli pas lejës shpërblyese që kishte marrë. Bëhet fjalë për Romeo Rustemaj, nga Vlora, i cili ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen e një oficeri policie.

Mësohet se ai kishte marrë leje më 7 maj dhe duhet të kthehej dje në mesditë, por nuk e ka bërë këtë gjë. Policia është vënë në ndjekje të tij, pasi cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në burgun e Fushë-Krujës disa ditë më parë, pasi Ilir Avdillari, i njohur si anëtar i bandës së Yzberishtit, i cili ishte dënuar me 22 vite burg u arratis. Edhe ai kishte marrë leje 7 ditore, por nuk u kthye më, kjo bëri që të shkarkohej drejtori i burgut Ligor Prifti. Pas disa ditësh kërkimesh policia bëri arrestimin e të arrestuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›