Rama takime në Londër-Bruksel: Do punojmë me Tony Blair për mirëqeverisjen
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një vizitë pune në Londër, e më pas pritet të mbërrijë në Bruksel, ku do të ketë një takim me grupin eurosocialist në PE.
Kryetari i opozitës njoftoi në mëngjes në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” se gjatë paradites do të zhvillonte një takim me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, e më pas do të bisedojë rreth zgjedhjeve të 23 qershorit me grupin eurosocialist në Parlamentin Evropian.
“Sot Londër-Bruksel. Paradite me Tony Blair për ç’do bëjmë pas zgjedhjeve. Pasdite me grupin eurosocialist në PE për zgjedhjet e 23 qershorit”,- shkroi Rama në “Twitter”.
Në përfundim të takimit me Tony Blair, Rama bëri të ditur se ra dakord me ish-kryeministrin britanik që ai dhe ekipi i tij të punojnë me socialistët pas 23 qershorit.
“Një takim i shkëlqyer me Toni Blerin! Ramë dakord që pas 23 qershorit ai dhe ekipi i tij do punojnë me ne për mirëqeverisjen:-) Fantastike!”- shkroi Rama në rrjetin social “Twitter”.
(er.nu/BalkanWeb)