Injorantët e universiteteve private, më shumë se gjysma e farmacistëve ngelin në provim
Tiranë- Universitetet private në vendin tonë ashtu siç edhe ishte paralajmëruar hedhin në treg të diplomuar të rremë dhe jo profesionistë në fushën ku kanë studiuar. Për këtë dëshmojnë vetë rezultatet e testit shtetëror të zhvilluar së fundmi për farmacistët në vendin tonë.
Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve Arjan Jaupllari ka kërkuar të frenohen univeristet private që diplomojnë farmacistë. Zoti Jaupllari tha se në provimin e shtetit të zhvilluar për farmacistët kanë ngelur më shumë se gjysma e kandidatëve.
Në këtë provim morën pjesë 245 kandidatë, nga të cilët kaluan vetëm 117 prej tyre. Mbetësit i përkasin atyre që janë diplomuar në universitete private në vendin tonë, të cilët nuk arritën tonë të merrnin në test as pikët minimale për të kalaur provën.
Jo pak herë shoqeria civile ka ngritur zërin mbi diplomat e dhëna nga univeristetet private, që në jo pak raste kanë qënë edhe pjesë e hetimeve nga prokuroria. Alarmi merr tjetër përmasë kur pretendohet se ky kontigjent të pseudo të diplomuarish mund të të japë medikamente për shëndetin.