E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, përdhunonin fëmijët e tyre dhe i shisnin videot online

KATANIA – Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Katania të Italisë, ku një çift bashkëshortësh është arrestuar nën akuzën e përdhunimit të fëmijëve të tyre të mitur.

Sipas mediave në shtetin fqinj, të arrestuarit, një shtetas rumun dhe një italiane, abuzonin seksualisht me fëmijët e tyre 9 dhe 10 vjeç, filmonin momentet dhe më pas i shisnin videot në internet.

Policia italiane zbuloi fillimisht një grup prej 9 personash, të cilët u ndaluan nën akuzën e shpërndarjes së materialeve pornografike në rrjet. Por më vonë u zbuluan detaje tronditëse, kur policia vërtetoi se dy prej të arrestuarve kishin abuzuar me fëmijët e tyre, për të prodhuar materialet pornografike, për qëllime përfitimi.

Policia gjeti në shtëpinë e çiftit video në të cilat 64-vjeçari rumun abuzonte me të bijën 9-vjeçare, ndërsa gruaja 48-vjeçare e veshur si murgeshë përdhunonte djalin e saj vetëm 10 vjeç. Mësohet se gruaja ka qenë e dënuar më parë për krime të ngjashme.

Ndërkohë autoritetet italiane po punojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet pedofilësh.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›