E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e fundit evakuohen banoret e Kamices

Situata ne Malesine e Madhe nen kontroll evakuimi per te shmangur viktimat dhe mbrojtur qytetaret

Reshjet e dendura ne Malesine e Madhe kane bere qe forcat e Shtabit te Emergjences te evakuojne gjithe banoret e fshatit Kamice. Ne kete fshat rezulton qe te jete gjendja me kritike pasi niveli i ujit ka rrethuar teresisht banesat e tyre. Deri tani nga reshjet e dendura jane perbytur 40 shtepi ndersa rreth 20 prej tyre per shkak te nivelit te larte te ujit ka arritur deri ne ate pike sa ato rrezikojne edhe shembjen e tyre.

Shirat e fundit kane krijuar ne rrethin e Malesise se Madhe probleme te shumta pasi prurjet e perrenjve kane demtuar uren e provizore ne Vukpalajne nderkohe qe rruga Shkoder-Hani i Hotit eshte e bllokuar. Ministria e Transporteve njoftoi se menjehere pas uljes se nivelit te ujerave do te filloje puna per riparimin e ketij aksi.

Mbasi gjendja eshte renduar ne Kamice forcat e shtabi te emergjencave civile jane nisur drejt ketij fshati ku eshte edhe situata eshte me e renduar se ne zonat e tjera perreth. Ata kane bere te mundur evakuimin e te gjithe banoreve te ketij fshati. Per evakuim ka bere thirrje edhe Prefekti i Shkodres Maxhid Cungu i cili u ka kerkuar banoreve te fshatrave qe kufizohen me territorin e Perroit te Thate te largohen nga shtepite e tyre pasi dalja e lumit nga shtrati eshte nje kercenim serioz per te gjithe komunitetin. Sipas Cungut nje situate problematike eshte vene re dje edhe ne komunat malore te Shkrelit dhe te Kelmendit ku kane filluar permbytjet e rrugeve tokave dhe shtepive te banimit.

Alarmin per perbytje ne Kamice e ka dhene kryetari i komunes Kastrat Gjovalin Vreshti. I cili ka lajmeruar organet e shtabit te emergjencave qe ne oret e para te mengjesit. Ai ka theksuar se ka lajmeruar strukturat perkatese pasi ka pare se kane qene mbi 40 shtepi qe jane gdhire mbi uje duke shtuar se Reshjet nuk kane pushuar per 48 ore pritet qe situata te perkeqesohet. Duke pare se uji ka prekur dhe katet e para banoret e Kanices ne pritje te evakuimit jane transferuar ne katet e dyta te shtepive te tyre. Fale ndihmes se Shtabit te Emergjences eshte bere evakuimi i te gjithe banoreve te fshatit Kamice ku ka qene edhe situata me kritike pasi niveli i larte i ujit ka bere qe shtepite e tyre te jene te rrethuara nga uji.

Tropoje

Reshjet e rrembyera te diteve te fundit edhe ne Tropoje kane sjelle demtime pasi pergjate lugines se Valbones rrezikohet dalja e ketij lumi nga shtrati. Kryetari i komunes se Margegajt Rexh Biberaj eshte shprehur se si pasoje e reshjeve te medha te shiut jane shembur disa ura si edhe nje gjatesi e rruges qe sapo eshte ndertuar pergjate kesaj lugine. Ne rrezik ndodhet edhe shkolla 9 vjecare ne fshatin Dragobi si dhe disa banesave qe ndodhen prane shtratit te lumit te Valbones. Nderkohe qe Shtabi i Emergjences prane komunes ka kerkuar ndihmen e strukturave te tjera shteterore.

Vjosa

Jo vetem veriu por edhe jugu ndodhet nen uje. Keshtu qe dalja e lumit Vjose nga shtrati ne vendin e quajtur Bishti i Malit e ka bere te pakalueshem aksin Vlore ndash Selenice. Po ky lum ka shkaktuar permbytje edhe ne disa komuna te Fierit. Ujrat kane mbuluar disa zona te komunave Frakull e Levan si dhe ne Serven Kaparaj e Ferras ku situata paraqitet me problematike. Nen uje aktualisht jane rreth 500 hektare toke bujqesore. Nderkohe qe qyteti i Fierit ka mbetur pa uje te pijshem pasi jane permbytur 4 puset te cilet qe bejne te mundur furnizimin me uje.

Reshjet hapen portat ne HEC-et e Komanit dhe Vaut te Dejes

Shirat e rena ditet e fundit kane shtuar ndjeshem prurjet ne liqenet e hidrocentraleve kryesore duke rritur nivelin e tyre. Per te ruajtur nivelet e hidrocentraleve qe te mos rrezikohen digat KESH ka vendosur te hape portat per te shkarkuar prurjet e shumta te ujit. Shkarkimet kane vazhduar dje gjate gjithe dites ne dy prej hidrocentraleve te kaskades se lumit Drin nga ai i Komanit dhe i Vaut te Dejes. Sipas te dhenave me te fundit te KESH-it ne liqenin e Komanit niveli i ujit eshte 17380 meter prurjet jane 1420 meter kub per sekonde dhe shkarkohen rreth 1300 meter kub uje ne sekonde. Ndersa ne hidrocentralin e Vaut te Dejes niveli i ujit qendron ne kuoten 7488 meter me prurje qe arrijne 2390 meter kub per sekonde dhe shkarkime 1300 meter kub. Nderkaq ne hidrocentralin e Fierzes ku niveli maksimal i lejuar i ujit eshte 296 meter aktualisht niveli i ujit ka arritur ne 28171 meter. Prurjet ne kete liqen jane 560 meter kub per sekonde ndersa nuk kane filluar shkarkimet. Burimet zyrtare prane KESH-it bejne me dije se situata ne hidrocentrale eshte nen kontroll dhe niveli i tyre eshte ne kuota te pranueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›