E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Pittella: Bashkëpunim mes palëve për një President konsensual

Zv.presidenti i Parë i Parlamentit Europian, Gianni Pittella, gjatë takimit të tij me Kreun e Partisë Socialiste Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij për ngecjen e punës parlamentare dhe reformën zgjedhore. Ai ka deklaruar se këtë shqetësim do e shtrojë dhe në Parlamentin Europian.
 

“Pavarsisht angazhimit të opozitës puna për reformën parlamentare dhe reformën zgjedhore nuk po ecën para dhe mua personalisht më takon që këtë shqetësim për Shqipërinë ta shtroj dhe në Parlamentin Europian” ka thënë ai.
Pittella kërkoi që palët të bashkëpunojnë për të zgjedhur një president konsensual në Shqipëri.
 

“Uroj që në zgjedhjet e ardhshme të presidentit të ardhshëm të Shqipërisë të ketë një bashkëpunim mes dy palëve për një president konsensual”-shtoi Pittella.
 

Kreu i Selisë rozë tha se e njohu Pittellën me programin e Partisë Socialiste për një rilindje shqiptare .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›