E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavani e Lavezzi nuk janë në mendjen e Mancinit

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka mohuar spekulimet që e lidhin klubin tij me dyshen e Napolit, Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi.

Është spekuluar se trajneri italian planifikon që gjatë verës t`i transferojë dy lojtarët ofensivë, mirëpo ai ka thënë se transferimet janë gjëja e fundit që po mendon aktualisht.

“Nuk kam folur për askënd me drejtorët e Cityt. Duhet njëherë ta fitojmë Premier Ligën, pastaj do të flasim për tregun e transferimeve”, ka thënë Mancini për Il Mattino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›