E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i deputetëve, Meta: Zbatim të Kushtetutës

Ndersa pak dite me pare, Helmut Lohan, kryetari i delegacionit te Komisionit Europian deklaroi ne nje interviste per Alsat, se djegia e mandateve te opozites ne 6 mars nuk e zgjidhe krizen por e thellon ate, mazhoranca thote se eshte e vendosur te zbatoje Kushtetuten ne kete pike.

"Unë nuk e di se çfarë ka thënë njëri apo tjetri diplomat. Unë di të them se ne, në çdo rast do të respektojmë Kushtetutën e cila ka përcaktuar të gjitha mënyrat dhe rrugët për t’a zgjidhur këtë çështje", deklaron Ilir Meta, zv/kryeminister dhe Minister i Jashtem.

Meta e beri publik kete qendrim ndersa pershendeti deklaraten e kryetarit te asamblese se OSBE-se per Suares ne te cilen i behet thirrje opozites te kthehet ne Kuvend. Meta tha se qëndrimi i Rames pas kësaj deklarate per hapjen e kutive, kërkon te vendos nje precedent te rrezikshem per vendet anetare te OSBE-se.

"Të jeni të sigurt se asnjë ndërkombëtar nuk mund të përkrahë një precedent antikushtetues në Shqipëri që mund të cënojë gjykatat sepse kjo do të thotë që ky do të shërbejë si një precedent destabilizues edhe për vendet e tjera, si vendet e rajonit apo edhe vendet e tjera ku OSBE dhe ODHIR janë prezentë", vijoi Meta.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›