Ashton: E ardhmja e Kosovës, Bashkimi Evropian

E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi në Prishtinë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, duke shtuar se megjithëse se 5 shtete anëtare të BE-së, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, qëllimi i tyre është që të shohin një Kosovë të sigurt, të zhvilluar ekonomikisht dhe të integruar në BE.
“Zgjidhja nëse doni është shumë e lehtë. Ajo për të cilën Bashkimi Evropian është i bashkuar 100% është se e ardhmja e Kosovës është në BE, kështu që për mua është shumë e lehtë për të bashkëpunuar, për të pasur misionin e EULEX-it, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe për ta parë Kosovën në të ardhmen si pjesë të BE-së”, deklaroi Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Ashton tha se, BE-ja është e përkushtuar që Kosova të përfshihet në proçesin e liberalizimit të vizave, ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga shefja e diplomacisë evropiane, që Kosova të trajtohet si shtetet e tjera të rajonit në proçesin e integrimit të saj në BE.
“Ne e kuptojmë që Kosova duhet të ecë drejt liberalizimit të vizave. Gjatë javëve të ardhshme do të vijë një grup i cili do të vizitojë vendin për të bërë një axhendë të punëve të cilat duhet të realizohen”, vijoi Ashton.
“Ne shprehëm përkushtimin tonë të plotë si Qeveri e Kosovës për implementimin e plotë të kritereve demokratike, të domosdoshme në procesin të para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne do ti plotësojmë të gjitha kriteret e nevojshme dhe natyrisht kërkohet trajtim adekuat dhe të barabartë me vendet tjera të rajonit për integrim në BE”, tha Hashim Thaci, kryeministër i Kosovës.
Kosova ishte vendi i fundit pas Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë, që Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton vizitoi gjatë turneut të saj të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shkëlzen Osmani