Eshton: Kriza, rrezikon të ardhmen europiane për Shqipërinë
BEOGRAD- Kriza poltike po rrezikon seriozisht prespektiven europiane të Shqipërisë. Këmbana e radhës për politikën shqiptare vjen nga Shefja e poltikës së Jashtme në Bashkimin Europain, Kethrin Eshton, gjatë një fjalimi në Beograd për Ballkanin Perëndimor, e cila gjithashtu ka nxitur dialogun politik dhe braktisjen e bojkotit të opozitës. Duke folur për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, Ashton tha se se Mali i Zi, Shqipëria janë duke përparuar në drejtimin e duhur.
Shqipëria sipas Eshton ka bërë në këto vite një përparim shumë të rëndësishëm. Megjithatë, thekson shefja e politikës së Jashtme në Bashkimin Europain, vështirësitë e tanishme politike në Shqipëri po rrezikojnë përparimin e mëtejshëm. “Unë duhet të them sinqerisht se jam një mbështetëse e fortë i dialogut politik dhe aspak e bojkotit si një mënyrë për të gjetur zgjidhje politike”- theksoi ajo.
Duke folur për perspektiven e Ballkanit në përgjithsi Eshton tha se në të gjitha këto vende po punohet shumë për të demonstruar se perspektiva evropiane është tashmë diçka konkrete. Arritja më e madhe sipas pasueses së Havier Solanës, në këtë drejtim ishte ajo e liberalizimit të vizave. Përveç Serbisë kjo gjë iu dha edhe Malit të Zi, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë vitin e kaluar. Deklarata e Kethrin Eshton është sinjali i radhës i ndërkombëtarëve në nxtije të zgjidhjes së krizës poltike në vend. Palet, kryeministri Berisha dhe kreu i PS Rama, nën drejtimin e preisidentit Topi pritet të organizojë takimin e tyre të tretë në përpjekje për të dalë nga situata që do të thotë futja e opozitës në Kuvend dhe hetim të zgjedhjeve me ose pa hapjen e kutive.
(m.a/News24/BalkanWeb)