E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Politika arsimore, antikombetare Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e ka cilesuar dje politiken e ndjekur ne sektorin e arsimit nga qeveria si anti kombetare. Ne nje takim te zhvilluar dje me prinder ne Tirane, kreu i PS-se ka shpjeguar programin dhe objektivat kryesore te Partise Socialiste. Ai ka theksuar se opozita synon nje forme te re te trajtimit te ceshtjeve te arsimit. "Kjo qeveri, sic ka bere me te gjitha ne fakt, me arsimin ka zgjedhur nje politike qe per mua eshte antikombetare. Eshte thike pas shpine per ate qe ky komb dhe ky vend do te jete, neser, ne raport me vendet e tjera te Bashkimit Europian", u shpreh dje kreu i PS-se. Rama eshte ndalur ne fjalen e tij dhe ne arsimin privat, duke theksuar se nuk ka programe punesimi nga ana e qeverise. Kjo gje, sipas tij, i bene diplomat te pavlefshme. "Sot ka vetem nje perspektive: ose i papune, ose pese vjet te tjera ne universitet per te shpenzuar kursimet e fundit te prinderve dhe per te marre ne fund nje diplome pa vlere. Ne fakt, duhet te kete nje perspektive krejt tjeter: ose ne arsimin profesional per te marre nje zanat, ose ne universitet per te marre nje diplome reale", tha Rama. Sipas tij, arsimi privat ne vend eshte vetem nje industri fitimprurese. "Jane te panumerta problemet e shkolles dhe eshte e drejte qe ne flasim per universitetet. Eshte e domosdoshme nje reforme e sistemit universitar. Eshte e papranueshme qe arsimi publik universitar te vazhdoje ne rrugen e rrenimit te metejshem, nderkohe qe arsimi privat te jete thjesht dhe vetem nje industri fitimprurese", tha ai. Lidhur me arsimin universitar, ai u shpreh se per universitetet private do te merret nje agjenci e pavarur per te bere akreditimin e tyre. "Ne qofte se heqim dore nga ideja se permes kontrollit politik te arsimit do te kontrollojme nje sasi vote qe do te na mbaje ne pushtet me pahir, dhe do te perqafojme idene se ne radhe te pare qeverisja e ketij vendi duhet te jete ne sherbim te interesit kombetar, qe misherohet ne domosdoshmerine per nje sistem arsimor, qe neser i jep ketij kombi qytetare qe e ngrene lart dinjitetin e tij ne BE, duhet qe arsimin universitar ta fusim ne testin e pameshirshem te standardit te Bashkimit Europian. Duke marre nje agjenci te pavarur qe te beje akreditimin e universiteteve, e cila te jete nderkombetare, te jete Europiane", tha Rama. Kryesocialisti eshte ndalur dhe ne ate qe ai e cilesoi si politizim te shkolles. Sipas tij mesuesit nuk mund te trajtohen me si kontingjent politik. "Nuk mund te vazhdoje me kjo histori e tmerrshme e politizimit te tejskajshem te shkolles dhe e trajtimit te mesuesve si kontingjent politik apo si sherbetore te perulur te politikes deri ne kalljen e nje frike me buken e gojes. Duke e rrenuar moralisht mesuesin dhe duke e perplasur pertoke autoritetin themelor te cdo komuniteti ne historine e njeriut qysh se njeriu u bashkua ne komunitet dhe filloi te ndertonte rrugen e dijes", shtoi kreu i PS-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›